Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka uruar familjes Dulaj, sukses për hapjen e biznesit, hotelit dhe restaurantit, raporton GazetaBlic.
Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, kjo familje janë të gatshëm gatishmërinë për të investuar në Kosovë, duke krijuar vende pune dhe duke mos harruar kurrë vendlindjen.
Postimi i plotë:
Me të ndjerin Kristë Dulaj, rrugëtuam bashkë politikisht për shumë vite. Ai me gjithë familje për shumë vjet, në Kroaci, u angazhuan në sektorin e gastronomisë duke u bërë tregim i veçantë se si me punë e përkushtim arrihen majet e suksesit. Këtë traditë me sukses sot e vazhdon i biri i tij, Genci.
Sot, i urova Gencit, Engjullit dhe Kolës, sukses për hapjen e biznesit, hotel dhe restaurant. I falënderova për mikpritje dhe për gatishmërinë për të investuar në Kosovë, duke krijuar vende pune dhe duke mos harruar kurrë vendlindjen.