Lajme

Haradinaj i tronditur nga tragjedia në Jabllanicë: Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina

02/02/2025 08:57
nga:G B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës.

Ai ka ndarë dhembjen me familjet e tre fëmijëve të cilët humbën jetën.

Postimi i tij i plotë:

I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina, që humbën fëmijët. Zoti ju lehtësoftë dhembjen.