Lajme

Haradinaj takon sot përfaqësuesit e OVL-UÇK-së

12/30/2023 07:08
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do t’i pres sot në takim përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta.

Sipas njoftimit kjo do të bëhet për nder të Ditës së Veteranit.

Takimi do të zhvillohet nga ora 08:00 në zyret e OVL-UÇK-së.