Lajme

Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes Tolaj për humbjen e djalit të tyre

12/18/2021 08:52
nga:Y I

Krytari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Tolaj nga Pobergja e Deçanit pas vdekjes tragjike të djalit të tyre, raporton Gazeta Blic.

“E nderuar familje Tolaj, bashkëndjej me ju dhe me secilin që është prekur nga kjo humbje.Iliri u prehtë në paqe” shkruan Haradinaj.

I riu Ilit Tolaj humbi dje jetën aksidentalisht pasi i ra një dru në kokë.

Postimi i plotë:

I prekur thellë nga ngjarja tragjike ku humbi jetën i riu nga Pobergja e Deçanit Ilir Tolaj.

E nderuar familje Tolaj, bashkëndjej me ju dhe me secilin që është prekur nga kjo humbje.

Iliri u prehtë në paqe!
RH

Vdiq pasi i ra një dru në kokë, vëllai i viktimës rrëfen ngjarjen