Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vdekjen e ushtarit të KFOR-it mbrëmë në një aksident në Leshan të Pejës.
Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së ushtarit italian dhe KFOR-it në Kosovës dhe ushtarit të lënduar i ka uruar shërim të shpejtë.
“I pikëlluar nga rasti i djeshëm tragjik ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it dhe një tjetër mbeti i lënduar”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Misionit i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një njoftimi ka konfirmuar mbrëmë se viktima e aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë është një ushtar italian.
KFOR-i ka njoftuar se fillimisht ushtari në gjendje të rëndë është transportuar me helikopter drejt Spitalit Amerikan në Prishtinë, ndërsa rreth orës 16:50 i njëjti ka ndërruar jetë.


