Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurtit që të ndërprejë procedurën me peticion për rrëzimin e kryetarëve në Veri, raporton GazetaBlic.
Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” i thotë Kurtit se duhet të bëjë një strategji të re, ku sipas tij do të binden edhe aleatët që nuk dëshirojmë kriza të reja.
“Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion. Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit”, shkruan Haradinaj.


