Lajme

Haradinaj i reagon Osmanit: Po e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin, e po heshtë për kundërshtimin e Kurtit për gazin amerikan

05/31/2022 09:18
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se ajo po e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin amerikan, ndërsa po heshtë për kundërshtimin e Kosovës ndaj gazit amerikan.

“Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gasin rus e e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gasin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.