Lajme

Haradinaj: I bëj thirrje qeverisë që të kthjellohet e të mos vendosë pengesa në rrugën euroatlantike

10/23/2021 12:38
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se e vlerson shumë qëndrimin e përbashkët të qeverisë së Greqisë dhe SHBA-ve për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, ku në mënyrë të veçantë specifikohet edhe Kosova, apo edhe gazjellësi amerikan, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj theksoi se gazjellësi amerikan është i një rëndësie jetike për Kosovën.

Ai thekson se refuzimet banale të qeverisë së Kosovës për projektin e gazsjellësit amerikan janë jo vetëm shkurtpamëse, por edhe sabotim i orientimeve properëndimore e euroatlantike të Kosovës.

“Kjo nënkupton poashtu që Kosova të mbështes të gjitha projektet që e afrojnë Kosovën sa më afër BE-së e NATO-s, duke përfshirë këtu edhe gazsjellësin amerikan, projekt ky i një rëndësie strategjike dhe ekonomike, që do të garantonte edhe sigurinë energjetike të vendit tonë” shkruan Haradinaj.

Reagimi i plotë: