Lajme

Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë…

05/19/2025 15:38
nga:G B

Takimi që politologu Nexhmedin Spahiu pati  me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, u kritikua shumë.

Përmes një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ndaj këtij takimi reagoi ashpër edhe ish-nënkryetari i OVL – UÇK , Nasim Haradinaj.

“A e mban ai stemën e Kosovës a s’e mban, ai veç i bën nder mos m’e majt se veç e ndytë me majt. Kështu që, për mua ka pak rëndësi se cilën ‘znaçkë’ e mban. Atij po i jepet fushë mediatike, të bëj edhe emisionin e tij,  ai ka marrë detyrat e veta m’i kry”, tha Haradinaj.