Lajme

Haradinaj: Albulena Haxhiu nuk është kandidaturë unifikuese, edhe për me shku në zgjedhje duhet dakoordim i opozitës!

04/23/2025 11:05
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për media pas seancës plenare.

Haradinaj tha se s’ka mirkuptim nga LVV-ja  për me dal prej kësaj situate.

“Perfaqësuesja jonë sot i është përgjigjur zotit Dehari. Më vjen keq që s’ka mirëkuprim nga VV-ja për me kalu prej kësaj situate.Nëse VV-ja do të gjejë zgjidhje tjetër, ta shohim si do të vazhdojmë më tutje. Zonja Haxhiu nuk është një kandidaturë unifikuese”

Ndërsa i pyetur për deklaratat që vijnë nga Vv-ja se mund të shkohet në zgjedhje, Haradinaj pati këtë përgjigje.

“Edhe për me shku në zgjedhje duhet dakoordim i opozitës. Si mundet dikush me qu vendin në zgjedhjen që ka veç 57 vota” tha Haradinaj raporotn “Gazeta Blic”.