Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar deputetët e PDK-së në lidhje me Fondin e Sigurisë, raporton Gazeta Blic.
“Çka është problemi tek këta që po e kundërshtojnë Fondin për Sigurinë. Edhe atyre (PDK-së) iu ka hy virusi”, ka theksuar Haradinaj në “Politiko” në Kanal 10.
“Çohen disa të mençur dhe e kritikojnë Kurtin”, Haradinaj tha se për Fondin për Sugurinë.
Ai ka kërkuar nga diaspora që mos t’i mbështesin partitë politike, por ta mbështesin ushtrinë.
“I lutem diasporës që mos ta japin asnjë cent për partitë politike, por të japin për ushtrinë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.


