Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj, bashkë me dy kandidatët për deputetë, Mensur Neziri dhe Kushtrim Xhemaili, kanë vizituat kryetarin e OVL UÇK dega në Shtime, Isak Musliu.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
Haradinaj ka shtuar se legjislatura e ardhshme të jetë më e zëshme rreth trajtimit dhe akuzave në Gjykatën Speciale.
Postimi i tij i plotë:
Bashkë me kryetarin e degës së Aleancës në Shtime, Mensur Neziri dhe me miqtë e mi Arton Demhasaj dhe Kushtrim Xhemaili, kandidatë per deputetë, takuam kryetarin e sapozgjedhur të OVL-UÇK në Shtime, Isak Musliu, si dhe kolegët e tij nga strukturat e sapozgjedhura!
Janari gjithmonë na rikujton tragjedinë më të madhe, aktin më makabër të Serbisë – masakrën e Reçakut. Diskutuam për kërkesat dhe nevojat e veteranëve, të cilat janë të një rëndësie dhe urgjence të menjëhershme. U garantuam mbështetje të pakompromis për të gjithë veteranët!
Ajo që u vërejt gjatë takimit ishin kërkesa shumë të arsyeshme dhe besoj që me vendosmërinë tonë do të ndodh plotësim-ndryshimi i Ligjit për Veteranët.
Po ashtu u dakorduam që legjislatura e ardhshme të jetë më e zëshme rreth trajtimit dhe akuzave në Gjykatën Speciale. Parlamenti është vendi që i dha mandat kësaj gjykate dhe Parlamenti është vendi ku duhet kërkohet llogari.
I kuptoj ata që e votuan këtë Gjykatë por ka prej atyre që nuk e votuan dhe janë të gatshëm ta ngrisin zërin e së vërtetes.