Lajme

Haradinaj: Gjakova, me traditat për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues

12/12/2024 21:46
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në koncertin e fundvitit të Asamblit Muzikor i Komunës së Gjakovës- Orkestra Simfonike.

Haradinaj ka thënë se “Gjakova, me traditat e saj për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues për gjithë vendin”

“Si në çdo kohë festash, Gjakova shkëlqen me atmosferën e saj festive dhe kulturën unike që e karakterizon. Një performancë e jashtëzakonshme sonte nga Asambli Muzikor i Komunës së Gjakovës – Orkestra Simfonike, në Koncertin e Fundvitit. Gjakova, me traditat e saj për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues për gjithë vendin” shkruan Haradinaj raporotn “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Si në çdo kohë festash, Gjakova shkëlqen me atmosferën e saj festive dhe kulturën unike që e karakterizon. Një performancë e jashtëzakonshme sonte nga Asambli

Muzikor i Komunës së Gjakovës – Orkestra Simfonike, në Koncertin e Fundvitit.

Gjakova, me traditat e saj për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues për gjithë vendin.