Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, u prit me entuziazëm të madh nga banorët e Lugut të Drinit gjatë tubimit elektoral në Zllakuqan, ku prezantoi vizionin e tij për një Kosovë më të fuqishme dhe anëtarësim të drejtpërdrejtë në NATO.
“Do ta bëjmë realitet planin tonë për zhvillim ekonomik dhe fuqizim të shtetit përmes anëtarësimit direkt në NATO,” u shpreh Haradinaj para qindra mbështetësve të mbledhur në këtë zonë historike të Kosovës, e njohur për kontributin e saj të çmuar në luftën për liri.
Haradinaj theksoi se fitorja e listës 137 do të shënojë një kthesë vendimtare për të ardhmen e vendit, duke premtuar një qeverisje që do t’i shërbejë interesave të çdo qytetari.
“Fitorja jonë do të jetë fitore e çdo qytetari që beson në një Kosovë më të mirë,” shtoi Haradinaj.


