Lajme

Haradinaj flet për protestën e nesërme të veteranëve – ka një thirrje për Qeverinë

06/15/2022 14:07
nga:G B

Daut Haradinaj nga AAK ka ftuar veteranët që nesër të protestojnë për dinjitetin e mohuar dhe protesta të jetë e qytetëruar, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ftuar mazhorancën parlamentare që të reflektojë dhe t’ia kthejë veteranit dinjitetin, derisa ka shtuar se ushtarët e UÇK-së nuk meritojnë trajtim të tillë nga shteti.

Postimi i tij i plotë:

E drejta e veteranit për të protestuar është e drejtë për të cilën kemi luftuar e mbi të cilën e kemi ndërtuar shtetin.

Ftoj veteranët që nesër të mobilizuar të protestojnë për dinjitetin e mohuar. Protesta le të jetë e qytetëruar.

Ftoj mazhorancën parlamentare që të reflektojë dhe t’ia kthejë veteranit dinjitetin. Ushtari i UÇK-së nuk e meriton një trajtim të tillë nga shteti sepse UÇK dhe populli janë një.