Lajme

Haradinaj flet pas takimit me Presidenten: 7 dhjetori është opsion i mirë për zgjedhje- Askush nuk e ka shumicën për qeveri

10/31/2025 14:11
nga:N K

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit me Presidenten Osmani.

Haradinaj tha se askush nuk e ka shumicën për formimin e Qeverisë.

Ai tha edhe një datë për zgjedhje.

“Po ndodhin zgjedhjet parlamentare, besoj që me 5 nëntor kemi me e marr lajmin për me u shpërnda kuvendi, 7 dhjetori është opsion i mirë për zgjedhje. Kërkush nuk e ka shumicën për qeveri. Ne duam që në afatin më të parë kushtetues të mbahen zgjedhjet”, tha Haradinaj.