Lajme

Haradinaj: Fitore që në raundin e parë për Smajl Latifin

10/09/2025 23:10
nga:G B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kandidati i tyre për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi do të fitojë garën që në raundin e parë.

Ai ka thënë se qytetarët e kësaj komune janë të vendosur ta vazhdojnë qeverisjen e mirë të Latifit.

“Në tubimin përmbyllës në Rahovec, pashë entuziazëm të jashtëzakonshëm për fitore që në raundin e parë, sepse Smajl Latifi është kryetar që jeton çdo ditë me qytetarët, kryetar që merr vendime të një lideri për të mirën e qytetarëve të Rahovecit, punon për ta dhe na bën krenar me rezultatet e arritura në çdo fushë. Më 12 tetor, banorët e Rahovecit janë të vendosur ta vazhdojnë qeverisjen e suksesshme me Smajl Latifin dhe ekipin fitues të Aleancës. Qeverisja e tij është dëshmi e punës së palodhshme, e besimit të mbajtur dhe garanci se zhvillimi dhe Puna për Rahovecin nuk Ndalet. Aleanca në Rahovec është gati për fitore të madhe, fitore që në raundin e parë!”, ka shkruar ai.