Lajme

Haradinaj: Familjet e dëshmorëve janë simbol i lavdisë kombëtare

12/24/2023 21:57
nga:G C

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familje emblematike me rastin e krishtlindjes katolike.

Haradinaj me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Piskotë të Gjakovës në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj.

“I shoqëruar nga kolegë, sot qëndrova në Piskotë të Gjakovës, në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, emocionet mbesin të njëjtat sa herë që ndodhem në mesin e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Familjet e dëshmorëve janë simbol i lavdisë kombëtare!

I shoqëruar nga kolegë, sot qëndrova në Piskotë të Gjakovës, në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, emocionet mbesin të njëjtat sa herë që ndodhem në mesin e tyre.

Dervish Shaban Lokaj, përpos që atdheut i dha djalin dëshmor, vazhdon traditën atdhetare të familjes dhe shërbimin në të mirë të vendit.

Jam shumë mirënjohjës për mikpritjen!

Faleminderit familje Lokaj!