Lajme

Haradinaj: Është urgjencë që të dyfishohen pagat për të gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë

3 ditë më parë
nga:Y I

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është urgjencë që të dyfishohen pagat për të gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se paga e dinjitetshme e ushtarit, policit, inteligjencës e më gjerë është obligim qeveritar e kombëtar.

“Është urgjencë që të dyfishohen pagat për të gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë, sidomos në këto rrethana mbi të cilat gjendet sektori i sigurisë në rajon e me gjerë. Paga e dinjitetshme e ushtarit, policit, inteligjencës e më gjerë është obligim qeveritar e kombëtar” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Të rinjtë tanë vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin e tyre për atdheun dhe sigurinë e vendit. Sot, 344 ushtarë të rinj u certifikuan, duke marrë përgjegjësinë për t’i shërbyer Kosovës me nder dhe përkushtim. Ky është një moment krenarie për ta, për familjet e tyre dhe për gjithë vendin.

Me përkushtim të madh, kam qenë gjithmonë në përkrahje të Forcave të Sigurisë, e po me atë përkushtim, ngritëm statusin e Forcës në Ushtri, me përkrahje të aleatëve.

Sot, Kosova ka ushtrinë më të re, sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, si anëtare e NATO-s përkrah Amerikës dhe aleatëve tjerë strategjikë.

Është urgjencë që të dyfishohen pagat për të gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë, sidomos në këto rrethana mbi të cilat gjendet sektori i sigurisë në rajon e me gjerë. Paga e dinjitetshme e ushtarit, policit, inteligjencës e më gjerë është obligim qeveritar e kombëtar.

Urime dhe shumë suksese në këtë mision fisnik!