Lajme

Haradinaj: Është koha që edhe njëherë ta rreshtojmë Kosovën aty ku duhet, krah shteteve të zhvilluara dhe të integruara

12/20/2025 21:23
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, sonte u takua me banorët e fshatit Bec, raporton GazetaBlic.

Haradinaj thotë se është koha që edhe nmjëherë ta rreshtojmë Kosovën aty ku duhet, krah shteteve të zhvilluara dhe të integruara.

Postimi i plotë:

Sonte në fshatin Bec, bashkë me kandidatët nga Gjakova në listën e Aleancës, u ritakuam me banorët e kësaj zone.

Beci është tokë që ka lindur burra e gra të qëndresës, fshat që në ditët më të rënda të luftës dha kontributin e tij të madh. Këtu nuk është kursyer asgjë kur ishte në pyetje atdheu, dhe kjo forcë ndihej edhe sonte. Është koha që edhe njëherë ta rreshtojmë Kosovën aty ku duhet, krah shteteve të zhvilluara dhe të integruara.

Me këtë energji dhe me këta njerëz, rruga drejt fitores është e sigurt.

Aleanca është dhe do të mbetet krah Becit, krah Gjakovës, krah Kosovës.

#KrahTeje #AAK #129