Lajme

Haradinaj: Edhe unë dhe familja e motrës sime u helmuam në Deçan, këto ishin simptomat!

07/15/2021 23:59
nga:M K

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe ai ka qenë në mesin e të helmuarve në Deçan.

Ai në Kanal10 e ka konfirmuar se edhe vet ka pasur simptoma por jo të mëdha.

“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antifonës po. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

Haradinaj tha se ka një qetësim të gjendjes.

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I Kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha ai.