Lajme

Haradinaj e quan Kurtin “good guy”: Sa herë po flas, po pengohem nga VV-ja me fjalë jo-njerëzore

09/29/2022 10:58
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se sa herë po flet nga foltorja e Kuvendit po pengohet nga VV-ja, raporton GazetaBlic.

Haradinaj e quan Kurti “good guy”, teksa thotë se i ka gjetur armiqtë edhe brenda partisë së vet.

” Sa herë që flas nga kjo foltore, nga mbrapa pengohem me një fjalë jo aq njerëzor. Ky “Good Guy” ynë është i urrejtur. Prej që është bërë regjim nuk ka kë ta urrejë, ka filluar të urrejë ata që e kanë sjellur këtë.

“Nuk je duke e nënshtruar PAN-in, je duke i nënshtruar mësuesit. Kurti i ka gjetur edhe armiqtë e brendshëm brenda VV-së, disa nuk ja votojnë këtë, disa nuk ja votojnë atë”, tha Haradinaj.