Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkrahur iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka kërkuar që kjo iniciativë të jetësohet sa më parë, dhe atë që nga 15 janari 2023, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.
Postimi i tij i plotë:
E përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Shpresoj që kjo iniciativë të jetësohet sa më parë, dhe atë që nga 15 janari 2023, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.


