Lajme

Haradinaj e nderon Konushevcin në 25-vjeorin e rënies: Iliri i takon brezit më të artë të UÇK-së

05/09/2023 11:00
nga:Genita C

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i heroit Ilir Konushevci në 25-vjetorin e rënies së tij.

Të martën janë bërë 25 vjet nga vrasja e njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njërit ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në, Ilir Konushevci.

Më 13 maj 1992 , Iliri, së bashku me shokët Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal apolitik me emrin “Shqiponjat“.