Lajme

Haradinaj e krahason Kurtin me Millosheviqin: Jemi duke shkuar kah logjika e njëjtë

10/03/2022 21:07
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka krahasuar Kurtin me Millosheviqin, raporton GazetaBlic.

Ky krahasim erdhi pas vendimit që Qeveria mori për ndaljen e pagave të grevistëve.

Haradinaj thotë, se edhe Millosheviqi kishte të njëjtën logjikë si të Kurtit kur i largoi nga puna shqiptarët.

“Edhe Millosheviqi, kur i ka qitë prej punë në 90’të shqiptarët, nuk jemi shumë larg situatës, jemi duke shkuar kah logjika e njëjtë. Ndoshta nuk i ka qitë 90 mijë prej punës, por 20 mijë njerëzve ua ka ndalë rrogën, edhe Millosheviqi u thirrë në do ligje”, ka thënë ai në Politiko.