Ish-kryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, shprehu bindjen e tij se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të përfundojë me lirimin e tyre, duke vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të kërkuar dënim.
“Denimi nuk ka me ndodh, sepse duhet të jesh i çmendur që të dënosh katër gjeneralë, të dënosh Bill Clintonin dhe vendet prej nga ata vijnë. Duhet të jesh trup i çmendur, sepse nuk ka prova. Unë jam i bindur se ky proces do të përfundojë me lirimin e ish-krerëve të UÇK-së,” tha Haradinaj.
Ai shtoi se pretendimet e Prokurorisë për dënim maksimal janë të pabazuara dhe nuk mund të qëndrojnë përballë realitetit dhe provave të paraqitura./rtv21/


