Lajme

Haradinaj: Do ta ulim çmimin e energjisë

1 muaj më parë
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në një intervistë televizive u shpreh i bindur se qeveria do të udhëheq opozita.

“Shpresoj të jem unë, i them qytetarit, votom mu që ta ulim çmimin e energjisë, nuk vjen në shprehje me u rrit çmimi i energjisë”, tha ai duke shtuar se do të dyfishoj pagat e po ashtu do të ketë zhvillim ekonomik.

“S’do të ketë student që do të mbetet pa bursë në këtë vend e as pa çerdhe”, tha ai.