Zgjedhjet Lokale

Haradinaj do ta themelojë Zyrën për Vlerat e Luftës, do të evidentohen dhe shënohen ngjarjet historike në Prishtinë

10/05/2021 09:14
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, planifikon që ta themelojë dhe menaxhojë Zyrën për Vlerat e Luftës.

Në programin e Haradinajt thuhet se kjo zyrë do të shërbejë për evidentimin dhe shënimin e ngjarjeve historike të kryeqytetit, si dhe për promovimin e personaliteteve të shquara të Prishtinës.

Haradinaj është kandidati i parë që vjen me propozim të tillë, thuhet në një njoftim të lëshuar për media nga AAK.

Në disa raste ai ka thënë ata dëshmorë që sakrifikuan për Prishtinën nuk meritojnë të harrohen.