Lajme

Haradinaj ditën e Fitër Bajramit e nis në nderim të Policisë së Kosovës

05/13/2021 07:13
nga:M K

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ditën e Fitër Bajramit e ka filluar në nderim të policëve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj uroi besimtarët myslimanë, duke shpresuar se mëshira e bujaria që reflekton kjo festë, të na përcjellë çdoherë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.
Të dashur bashkëkombas shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë.
Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj.
Urime Festën!
RH

LEXO EDHE:

Besimtarët myslimanë ​festojnë Fitër Bajramin

/GazetaBlic/