Lajme

Haradinaj: Dikur, Drenica dhe Dukagjini u bashkuan ta largojnë Serbinë nga këtu, sot bashkohen për të sjellë Kosovën në NATO

01/19/2025 16:21
nga:G C

Daut Haradinaj, nga AAK, ka theksuar rëndësinë e bashkimit të Drenicës dhe Dukagjinit për çlirimin e Kosovës dhe ka nënvizuar se sot janë bashkuar përsëri për anëtarësimin e Kosovës në NATO, raporton GazetaBlic.

Ai vlerësoi kontributin e Skënderajt dhe figura të tilla si Gjeneral Nuredini dhe Gjeneral Kodrën, të cilët i dhanë besën Koalicionit për Kosovën Fituese.

Haradinaj theksoi se vetëm përmes këtij koalicioni mund të sigurohet një të ardhme më të sigurt dhe të zhvilluar për qytetarët e Kosovës.

Ai mbylli mesazhin me thirrjen: “Na priftë e mbara! Kosova Fituese 137!”