Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër sulmin në uzinën ushtarake në Gramsh, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai u ka uruar shërim të shpejtë ushtarakëve të lënduar, derisa shpreson që rasti të ndriçohet sa më parë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Dënojmë ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë.
Urojmë shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar e gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri.


