Lajme

Haradinaj: Deklarata e 2 korrikut i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi

07/02/2024 12:19
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vite më pas nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe aleatët perëndimorë të prirë nga Amerika.

Haradinaj ka thënë se në kohën e pushtimit të egër, ishin “Delegatët e Pavarësisë”, që legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi.

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Në kohën e pushtimit të egër, ishin “Delegatët e Pavarësisë”, që legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë: