Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot nw Prizren ka njoftuar se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përfitojnë pension pa qenë të detyruar të shkëpusin marrëdhënien e punës.
“Çlirimtarët do të marrin pension pa shkëputje nga puna. Ky është minimumi që mund të bëjmë për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë”, u shpreh Haradinaj gjatë tubimit zgjedhor të Koalicionit për Kosovën Fituese.
Ish-komandanti i UÇK-së theksoi se kjo masë është pjesë e një pakoje më të gjerë sociale që përfshin rritjen e pensioneve në 500 euro dhe mbështetje financiare për të papunët deri në punësim. Këto objektiva, sipas tij, do të realizohen duke forcuar aleancën me SHBA-të dhe duke çuar Kosovën drejt anëtarësimit në NATO


