Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka komentuar takimin e tij me ambasadorin, Ferit Hoxha.
Haradinaj ka thënë se Shqipëria si anëtare e OKB’së është rreshtuar përkrahë botës dhe ka dhënë mbështetje për Amerikën, përcjell GazetaBlic.
“Ishte fat historik që Shqipëria të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bota kishte rastin të kuptojë drejtë përcaktimin e shqiptarëve dhe rreshtimin e tyre përkrah botës së udhëhequr nga Amerika.
Në takim me Ambasadorin Ferit Hoxha, e përgëzova për punën e tij intensive në Këshillin e Sigurimit dhe qëndrimet e sakta në raport me zhvillimet politike në botë, veçanërisht rolin e tij në nxjerrjen e rezolutave që dënojnë agresionin rus në Ukrainë. Kontributi i tij me të vërtetë është për admirim.
Gjithashtu u dakorduam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, siguri e politikë të jashtme”, ka shkruar Haradinaj.
Ja postimi i tij:



