Ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se mos pagesa e mësimdhënësve tregon se deri ku shkon logjika e kësaj qeverie, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bllokimi i arsimit në Kosovë në vitet e 90 ishte një nga arsyet e fundosjes përfundimtare të Jugosllavisë, ndërsa që ka thënë se sot nuk e di cili është qëllimi i qeverisë.
Postimi i tij i plotë:
Mospagimi i mësimdhënësve është një dëshmi se deri ku shkon logjika e kësaj qeverie. Kjo po dëshmon se komoditeti i numrave të kësaj shumice qeverisëse ka për qëllim e rrënimin e çdo vlere në Kosovë.
Sa për rikujtesë, bllokimi i arsimit në Kosovë në vitet e 90 ishte një nga arsyet e fundosjes përfundimtare të Jugosllavisë!
E për sot nuk e di se cili është qëllimi i qeverisë?!


