Lajme

Haradinaj bën homazhe pranë arkivolit të ish-deputetit Ali Lajçi

04/30/2024 11:23
nga:G B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj se bashku me deputetë të partisë kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-deputetit Ali Lajçi, raporton Ekonomia Online.

Ish-veprimtari i çështjes kombëtare, Ali Lajçi ka vdekur ditën e hënë.

Lajçi ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.