Lajme

Haradinaj: Banjska, dështim i dialogut, u lënduan raportet me NATO-n dhe aleatët

10/23/2024 21:32
nga:Sh R

Ish-ministrja e Jashtme nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj, ka vlerësuar se rasti i Banjskas, qe dështim i dialogut të Brukselit.

Ajo në Rubikon tha se Kosova me këtë qeveri, ka lënduar raportet me KFOR, NATO-n dhe aleatët në aspektin e sigurisë.

”Nuk ka dialog institucional, nuk komunikojmë fare në binarët institucional, kjo shihet edhe në përkrahjen e projekteve të rëndësishme siç ishin në të kaluarën”.