Lajme

Haradinaj: Ambasadat e Kosovës sot do duhej të nisnin takimet me shtetet pritëse, me qëndrim zyrtar për sulmin terrorist në Ibër Lepenc

12/02/2024 15:43
nga:G B

Ish ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se sot ambasadat e Kosovës është dashur të kenë pranuar instruksion politik nga Prishtinë, për detajet e sulmit terrorist në Ibër Lepenc dhe të nisnin takimet me shtetet pritëse, raporton Gazeta Blic.

Në këtë mënyrë, sipas saj, duke mos i lënë kohë Serbisë që ta mbizotërojë narrativën tonë diplomatike.

Postimi i saj i plotë:

Sot Ambasadat e Kosovës është dashtë t’a kenë pranuar instruksionin politik nga Prishtina (MPJD) rreth të gjitha detajeve të sulmit terrorist në #IbërLepenc dhe me qëndrimin zyrtar të Kosovës për të filluar takimet në shtetet pritëse pa i lënë kohë Serbisë t’a mbizotërojë narrativën tonë diplomatike.