Lajme

Haradinaj: AAK është ndryshimi që kërkojnë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme komunale

04/07/2021 16:14
nga:Gazeta Blic

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se oferta programore dhe lista që ata u kanë ofruar qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishin tregues të seriozitetit me të cilin ne i qasemi trajtimit të problemeve të qytetarëve.

Ndërsa, ai tregoi se sot kanë filluar konsultimet me kandidatët , që edhe pse nuk arritën të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës, do të jenë pjesë e rëndësishme e organizatës tonë të përbashkët dhe zhvillimeve politike në vend, përcjell Gazeta Blic.

Për zgjedhjet e ardhshme komunale, ne do të jemi ndryshimi që kërkojnë qytetarët në shumë komuna të Kosovës“, ka shkruar ndër tjera Haradinaj.

Më poshtë postimi i plotë:

Aleanca gjithëherë në shërbim të qytetarëve dhe interesave nacionale!
Oferta programore por edhe lista që iu kemi ofruar qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishin tregues të seriozitetit me të cilin ne i qasemi trajtimit të problemeve të qytetarëve.
Sot kam filluar konsultimet me kandidatët tonë, që edhe pse nuk arritën të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës, do të jenë pjesë e rëndësishme e organizatës tonë të përbashkët dhe zhvillimeve politike në vend.
Për zgjedhjet e ardhshme komunale, ne do të jemi ndryshimi që kërkojnë qytetarët në shumë komuna të Kosovës. Kjo fal seriozitetit me të cilin ne qeverisim në shumë komuna dhe përkushtimit të vazhdueshëm për qytetarët.
RH

LEXO EDHE:

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve publikon një video, thotë se pamjet janë nga bufeja e qeverisë