Lajme

Haradinaj: 25 marsi, dita e dhimbshme e masakrës së pafajshmëve nga regjimi kriminal i Millosheviqit

03/25/2025 14:00
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë, kur regjimi kriminal i Millosheviqit masakroi fëmijë, gra dhe pleq të pafajshëm, duke lënë pas plagë të pashlyeshme, raporton GazetaBlic.

Haradinaj bashkë me Smajl Latifin, kanë qëndruar pranë famijeve që me krenari dhe dhimbje kujtojnë 75 të rënët në Celinë, 68 në Fortesë dhe 54 në Brestoc.

“Sot, në përkujtim të kësaj sakrifice, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, bashkëluftëtarë dhe kolegë, ishim pranë familjeve që me krenari dhe dhimbje kujtojnë 75 të rënët në Celinë, 68 në Fortesë dhe 54 në Brestoc”, shkruan Haradinaj,

“Plagët e asaj kohe mbeten të hapura, ndërsa kujtimi i viktimave na obligon të mos harrojmë kurrë dhe të kërkojmë drejtësi”, përfundon ai.