Lajme

Hapja e zyrave të LDK-së në Skenderaj, Geci: Pjesëmarrja dhe mbështetja e qytetarëve dëshmuan se fryma e bashkimit po forcohet çdo ditë

05/23/2026 22:52
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci, tregon se sot në Skenderaj u bë hapja e zyrave të LDK-së, raporton GazetaBlic.

Geci thotë se pas 17 vitesh, ky rikthim mori një domethënie të veçantë.

Tutje ai shton se pjesëmarrja dhe mbështetja e qytetarëve dëshmuan se fryma e bashkimit po forcohet çdo ditë.

Postimi i plotë:

Sot në Skenderaj u bë hapja e zyrave të LDK-së, në të njëjtin vend ku në vitet ’90 është shkruar një pjesë e rëndësishme e historisë sonë politike.

Pas 17 vitesh, ky rikthim mori një domethënie të veçantë. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm kandidatja për presidente Vjosa Osmani, si dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Pjesëmarrja dhe mbështetja e qytetarëve dëshmuan se fryma e bashkimit po forcohet çdo ditë.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe mbështetjen! ✌️

Me respekt,
Fadil Geci