Lajme

Hapja e shkollave: Vjen njoftimi nga ministrja e Arsimit

08/26/2021 23:54
nga:Gazeta Blic

As e para e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci s’ka ide se kur nis viti i ri shkollor.

Ajo në emisionin “Interaktiv” të KTV-së tha se do t’i respektojnë rekomandimet e ekspertëve shëndetësor.

Ndonëse thotë se MASHT-i dhe komunat janë gati që të hapin shkollat nga 1 shtatori, megjithatë një vendim i tillë të vendoset në mbledhje të Qeverisë.

“Do të merret vendimi në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Besoj që deri në fund të kësaj jave do të merret vendimi. Masat aktuale janë në fuqi deri më 1 shtator, e vendimi i ri duhet të merret para 1 shtatorit. Ne i respektojmë rekomandimet e IKSHPK-së”, tha ajo.

Ajo tha se po e përcjellin situatën dhe në mbledhjen e ardhshme do të merret vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor.

 

Ahmeti – Qeverisë së Kosovës: Pranoni gabimet dhe përmirësoni ato, s’luftohet pandemia me Goran Bregoviqin