Lajme

Hapja e negociatave Shqipëri-BE, Pacolli: Urime popullit shqiptar dhe mikut tim, kryeministrit Rama

07/19/2022 11:51
nga:N M

Presidenti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli, e ka uruar Shqipërinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme dhe historike.

“27 vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord të hapin negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Një ditë e rëndësishme dhe historike për shqiptarët që nga sot afron vendin drejt anëtarësimit përfundimtar. Puna e mirë meriton lëvdata. Urime popullit shqiptar dhe mikut tim, kryeministrit Edi Rama’, ka shkruar ai në Facebook.

Hapja e negociatave e Shqipërisë me BE-në, Osmani: Të dorëzohet urgjentisht vendimi i vonuar për lirinë e vizave për qytetarët tanë