Lajme

Hapja e linjës së prodhimit të Comodita Home, garanci për vende të reja pune në Klinë

10/06/2022 10:19
nga:K G

Sot, bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, kam pritur në një takim përfaqësuesit e Comodita Home, Kreshnik Sheremeti dhe Granita Bunari menaxhere e prodhimit.

Në këtë takim diskutuam lidhur me interesimin e Comodita Home për hapjen e linjës së prodhimit të Comodites në Klinë.

Deri në identifikimin e lokacionit dhe ndërtimin e objektit, Comodita është e interesuar që të punësojë punëtorë nga komuna e Klinës, të cilët do të trajnohen dhe do të punojnë në objektet prodhuese të Comodites në Gjakovë, për të cilët do të organizohet edhe transporti nga Comodita. Pas hapjes së linjës së prodhimit të njëjtit do të vazhdojnë punën në Klinë.

Falënderova z. Sheremeti dhe znj. Bunari për interesin e shprehur për investime në komunën e Klinës dhe rekomandova që nëpërmjet zyrës së punësimit në Klinë të rekrutohen qytetarë të interesuar për punësim.