Shqipëria ka hapur ambasadën në Nairobi, kryeqyteti i Keinas. Për këtë ka shkruar këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili e ka vlerësuar këtë hap si vendim historik. I njëjti ka thënë se zhvillimi në fjalë nk do të ishte i mundur pa angazhimin e ish-presidentit të Kosovës, Pacolli.
Zyberaj ka falënderuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, duke thënë se ky i fundit është gjithmonë në shërbim të çështjes së Kosovës.
”Nairobi është një nga qendrat më të rëndësishme politike dhe ekonomike në Afrikë. Prandaj, i bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që urgjentisht të hapin Ambasadën e tyre në Kenia, duke e vendosur Kosovën aty ku i takon – në zemër të diplomacisë dhe zhvillimit afrikan”, ka shkruar ai mes tjerash.


