Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për aplikim për ndërtimin e shtëpive për komunitetet jo-shumicë në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Ai ka njoftuar se aplikimi do të jetë i hapur nga sot, 23 nëntor deri më 2 dhjetor.
“Zhvillimi i barabartë dhe krijimi i kushteve për banim të qëndrueshëm në secilën pjesë të Kosovës duke përfshirë edhe pjesën veriore është synim dhe parim i kësaj thirrje”, ka thënë Krasniqi.
Për këtë qëllim Qeveria e Kosovës ka ndarë një milionë euro për subvencionimin e shtëpive.