Lajme

Hapet thirrja për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit

12/27/2024 22:54
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur së është hapur thirrja për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në njoftim bëhet e ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ftuar të aplikojnë për akreditimin e vëzhguesve të gjitha subjektet politike, organizatat jo qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, si dhe mediat vendore dhe ndërkombëtare.

Afati për aplikimin e subjekteve politike është nga 25 dhjetor 2024 deri më 4 shkurt 2025, për organizatat joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja nga 11 deri më 25 janar 2025, ndërsa për mediat vendore dhe ndërkombëtare nga 21 janar deri më 4 shkurt 2025.

“Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ do të lejohen të monitorojnë zgjedhjet dhe aktivitetet që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.