Lajme

Hapet shkolla e mjekësisë për herë të parë në Vushtrri

08/25/2021 17:13
nga:Q R

Është hapur sot Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë për herë të parë në Vushtrri e quajtur “VICIANAMED” e licensuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Në ditën e inaugurimit prezent ishe edhe i pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook këtë institucion arsimor e quajti si shpresë e gëzim për mbrojtjen e shëndetit publik sidomos tani në kulmin e pandemisë Covid-19.

Tahiri mes të tjerash tha se “Zhvillimin e një qyteti personalisht e mati edhe me hapjen e institucioneve si Vicianamed, sepse sektori privat po investon në edukimin e punësimin e brezit të ri.

Zbulimet më të mëdha edhe në mjekësi kanë ardhur nga investimi privat, e kjo pandemi dhe zbulimi i vaksinës Pfizer apo AstraZeneca janë shembuj se si investimi privat ndihmon shëndetin publik”.

Kujtojmë se bizneset kanë pësuar krizë ekonomike nga pandemia globale Covid-19 si dhe kanë mbetur shumë qytetarë pa vende të tyre të punës por në planin e kryetarit aktual Xhafer Tahiri i cili rikandidon për një mandat të dytë ka thënë në një intervistë se do të ndryshohet qasja nga asfalti në zhvillim dhe punësim.

Rahoveci prin me 4 të vdekur nga Covid- 19 gjatë 24 orëve të fundit, viktimat tjera janë nga këto komuna