Lajme

Hapet sezoni turistik në Velipojë

06/05/2021 19:50
nga:M K

Në Velipojë ka nisur sezoni turistik. Është menduar që hapja e këtij sezoni tu kushtohet fëmijëve dhe atraksionit që sjellin sportet ujore.

Ata e pëlqejnë shumë kanoen dhe Winsurfin dhe mjetet tjera lundruese sa kurioziteti ti mësojnë është shumë i madh.

Për profesor Ilir Ciko kjo formë e nisjes së sezonit është mjaft interesante dhe se fëmijëve tu mësosh sportet ujore është diçka e duhur.

Për kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, Velipoja dhe gjithë qarku Shkodër ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi.

“Kemi dy javë që kemi filluar një promovim të Shkodrës. Dita e sotme është një ditë shenje për të filluar frekuentimin e rregullt të plazhit. Ka një angazhim të mirë të biznesit. Kemi pasur një komunikim me prefekturën dhe policinë. Kemi qenë të përfaqësuar dhe kemi diskutuar gjatë për nevojat që bashkia e Shkodrës ka për të mbështetur një sezon të mbar turistik.”

“Në Velipojë nuk ka ndërtime pa leje. Edhe ato që do jenë janë struktura të lehta dhe hiqen. Shërbejnë për stacionet e plazhit.” tha Voltana Ademi.

14 km plazh ranor i Velipojës e bën këtë zonë mjaft atraktive dhe të kërkuar nga pushuesit gjatë verës. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

​Qeveria premton platformë për dialogun, opozita ia kërkon para takimit në Bruksel