Pas katër viteve punë të pandërprera, Kina ka hapur për qarkullim tunelin më të gjatë nënujor në Kinë që është pjesë e një autostrade.
Fjala është për tunelin Taih të gjatë 10, 7 kilometra që shtrihet nën liqenin Taih në lindje të provincës kineze Diangsu.
Zyrtarët kinezë kanë bërë të ditur se për ndërtimin e tunelit janë shpenzuar 1.5 miliard dollarë, e punët kishin filluar më 9 janar të vitit 2018.
Për ndërtimin e tunelit janë përdorur 2 milionë kub metër beton, e gjatësia e gjashtë korsive është 17,45 metra.
Në tavan të tunelit janë të vendosura dritat LED me ngjyra të ndryshme, me qëllim që të mos e lodhin shumë shoferin.